Kush Jemi
Pro-LGBT është një organizatë e shoqërisë civile e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2012.
Grupi ynë ishte nisur si nevojë për të forcuar zërin e komunitetit LGBT+ në media, në gazetari dhe avancimin e përgjithshëm në fushat e të drejtave të njeriut. Ne gjithashtu shohim nevojën që t’ua kushtojmë punën tonë me fokus të veçantë lezbikeve, biseksualëve dhe grave transgjinore.
Misioni ynë është të forcojmë zërin e grave të reja shqiptare LBT përmes medias online, por edhe të grupeve të tjera të margjinalizuara.
Jemi krenarë që kemi portalin http://www.historia-ime.com, një media alternative që është kthyer në zërin e grupeve të nën-raportuara. Ne synojmë që aktivitetet tona të shërbejnë si shtyllë kurrizore për komunitetin dhe të fuqizojnë të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
Ne gjithashtu synojmë të kontribuojmë në rritjen e vetëdijes për gejt, biseksualët dhe lezbiket, çështjet e të drejtave të grave në media dhe në publikun e gjerë, sepse këto komunitete janë nga më të paragjykuara dhe gjithashtu gratë në veçanti, pasi ato përballen dy herë me diskriminim.
Ne besojmë se bashkëpunimi midis OShC-ve është mënyra më e mirë për të arritur qëllimet tona. Ne kemi mbështetjen e organizatave kryesore LGBTI në Shqipëri dhe me ndihmën e tyre ne mund të arrijmë në shumë të rinj të komunitetit dhe jo vetëm.
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.