Civil Rights Defenders, organizoi për herë të dytë Programin e Advokimit të quajtur EUTH, një iniciativë e cila synon të fuqizojë aktivistë të rinj të të drejtave të njeriut nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në përmirësimin e advokimit ndaj institucioneve të BE-së.
Si pjesë e programit EUTH 2021 për të mbështetur kërkimin e të rinjve, shkrimin e politikave dhe aftësitë e advokimit, shtatë aktivistë dhe udhëheqës të rinj nga rajoni përpiluan dokumente politikash, secili duke përshkruar një temë të të drejtave të njeriut duke ndikuar në komunitetet e tyre përkatëse.

Dokumentet e politikave ju prezantuan në një tryezë të rrumbullakët në internet, përfaqësuesve nga Parlamenti Evropian, Grupeve Politike në PE dhe kolegëve të të drejtave të njeriut dhe mbrojtësve të tyre në rajon dhe BE. Tryeza në internet u prit nga Irena Joveva, një eurodeputete sllovene, anëtare e grupit “Renew Europe” në parlament.

Tema e Dokumentit të Politikave nga Shqipëria ishte rreth Sfidave të kauzës LGBTI +, nga mungesa e zbatimit, tek dhuna në rritje dhe emigracioni, shkruar nga Kevin Jasini, menaxher projekti pranë organizatës Pro-LGBT.

Ju mund të lexoni në anglisht dhe shqip materialin përmbledhës me të gjitha dokumentet e politikave, pjesë e edicionit të dytë të “Çfarë shqetëson të rinjtë në vendet e zgjerimit” në lidhjen më poshtë.

“Çfarë shqetëson rininë në vendet e zgjerimit” Vëllimi 2